“Kjo Kombëtare është super”, Lenjani: Europiani kulmi i karrierës, Shqipëria e nis me fitore

Date:

- Advertisement -

Ermir Lenjani ka luajtur 44 ndeshje me Kombëtaren shqiptare, ku ka kontribuar edhe me 5 gola gjithsej.Anësori i majtë u grumbullua nga Silvinjo në ndeshjen e parë kualifikuese, por dëmtimet e shpeshta, bënë që 34-vjeçari të mos kishte mundësi për tu angazhuar me ekipin përfaqësues. Lenjani ka qenë në fushë në miqësoren e fundit të luajtur në Tiranë kundër Italisë, por gjithashtu ishte titullar me kuqezinjtë në të tria ndeshjet e Europianit 2016 në Francë. Ermiri, në një intervistë për “Panorama Sport”, thotë se Europiani është kulmi i karrierës për çdo futbollist dhe nuk krahasohet me asgjë. Ai beson se ky grup lojtarësh do të befasojë dhe do të fitojnë që në ndeshjen e parë.

Lenjani, 44 ndeshje me Kombëtaren dhe 5 gola të shënuar, cila ka qenë ndeshja më e bukur, më e veçantë dhe ajo më e vështira?

Me thënë të drejtën janë shumë ndeshje, si ajo ku kam shënuar golin e parë në Shqipëri-Danimarkë në kualifikueset e “Euro 2016”, ose ajo ndeshje me Armeninë që dhashë asistin për fitoren në fundin e lojës, që kanë qenë shumë të rëndësishme për kualifikimin. Por, normalisht çdo ndeshje në Europian ka qenë e veçantë dhe nuk krahasohet me asnjë lojë që kam bërë për ekipet. Ndërsa, ajo që s’ka qenë shumë pozitive, ndoshta për futbollin, ishte në Beograd me Serbinë dhe atë çfarë ndodhi aty, por ja dolëm dhe s’na ndali askush edhe aty.

Si është të luash në Europian, Shqipëria bëri performancë të mirë në 2016-n, edhe pse nuk u kualifikua më tej?

Për çdo futbollist mendoj se është kulmi i karrierës. Të kualifikohesh dhe të luash për Kombëtaren në Europian nuk krahasohet me asgjë. Kemi bërë performancë të mirë në 2016-n, është e vërtetë. I kishim rastet shumë të mira për fitore me Zvicrën dhe kundër Francës në fund të lojës humbëm. Me një pikë do të ishim kualifikuar.

 

Si e shihni ndeshjen me Italinë, a kemi shanse për një rezultat pozitiv?

Kam shumë besim te djemtë dhe mendoj se do ta fillojnë me një fitore kundër Italisë në ndeshjen e parë.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Rritja e çmimeve në Jug, bie konsumi në të gjithë bregdetin

Nga fundjava që kaloi vihet re shtim i frekuentimeve...

VIDEO/ Rey Manaj zbarkon në aeroport, Sivasspor: Mirë se erdhe mbreti i Sivas!

Rey Manaj ka vendosur të rikthehet te Sivasspor. Sulmuesi...

VIDEO/ Dakut i mjaftojnë vetëm 4 minuta, shënon golin e parë në kampionat

Mirlind Daku u kthye në një çështje në Rusi,...

“Çmenden” çmimet në Himarë! 4 sufllaqe 40 EURO!

Çmimet abuzive në bregdetin shqiptar shihen si një ndër...