Erind Mrruku është arrestuar sot nga policia e Tiranës, pasi është kapur me armë me fishek në fole, gati për qitje. Ai është arrestuar në Kamëz dhe dyshohet si anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë.
Pasi u mor në pyetje, nuk ka pranuar të japë deklarime. Arma ishte me fishek gati për qitje dhe policia dyshon se mund ta përdorte në ndonjë ngjarje.
Mrruku nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar 13 vite më parë për vrasjen e këngëtarit Fabian Nikaj, në Shëngjin. Sherri i asaj kohe nisi për një vajzë. Nikaj u ekzekutua në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë vetëm pak metra larg komisariatit të policisë.