Mbrëmja e maturës është kthyer në tragjedi për 19-vjeçar shqiptar në Itali.
19-vjeçari Kevin Murataj humbi jetën në Lignano Sabbiadoro, Udine rreth orës 23:30 të së premtes. Murataj, së bashku me shokët e klasës dhe mësuesit e tij, po largoheshin nga piceria “Stadio” në Lignano Sabbiadoro, për të shkuar në diskotekën Charlie dhe për të vazhduar festën, kur 19-vjeçari u godit nga një makinë.
Pavarësisht ndërhyrjes së ambulancave dhe transportimit në urgjencën e Lignano, shqiptari nuk mundi të mbijetojë.
Kevin Murataj le pas prindërit, babain Alket dhe nënën Elisabeta, si dhe dy vëllezër më të vegjël.