“2 herë gjuajti Ukraina dhe bëri 2 gola”! Myrto Uzuni i dërgon mesazh Silvinjos: Kam 3 vite që luaj si sulmues te Granada, aty po i shënoj golat…

Date:

- Advertisement -

Myrto Uzuni ka një ecuri fantastike te Granada me golat e shënuar, por të njëjtën rrugë për fatin e keq nuk po e ndjek edhe te Kombëtarja. Por çfarë ndryshon për sulmuesin shqiptar? Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ia ka vendosur “fajin” sa i përket minutave të pakta të Uzunit edhe rolit të tij të papërcaktuar qartësisht. Më herët e kemi parë si anësor, ndaj Ukrainës si sulmues të parë, por për Silvinjon ky futbollist nuk mund të bëj dot rolin e sulmuesit të vetëm, por atë të sulmuesit të dytë mbështetës. Ndërkohë i ftuar në “A Times”, Uzuni ka sqaruar edhe këtë çështje.

“Nuk kemi pasur fatin me vete në Ligën e Kombeve. Ukraina dy herë goditi portën tonë në nëntë minuta dhe shënoi dy herë. Pastaj për analizat, i bën trajneri. Momenti i penalltisë? Në futboll nuk ka rëndësi se kush e fiton penalltinë, nuk është e thënë se ai që e fiton do ta godasi. Por te Granada jam unë ai që i gjuaj penalltitë dhe në ato momente unë kisha besimin për ta goditur, jam edhe sulmues. Por Bajrami kishte besim te vetja e tij dhe unë i urova që ta shënoj. Roli im në fushë? Unë me Shqipërinë nuk kam luajtur asnjëherë në periudhën e Silvinjos si sulmues, vetëm në dy ndeshje me Bullgarinë në miqësore dhe tani me Ukrainën që hyra nga stoli si sulmues. Gjithmonë kam luajtur si anësor, kam sakrifikuar, pasi të gjithë e dinë se unë kam tre vite që po luaj si sulmues te Granada, aty po i shënoj golat”, tha Uzuni. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

BANDA e Bajrave TRADHTOI Suel Çelën? MESAZHI: S’janë të mirë, unë i kam provu!

Grupet kriminale shqiptare, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe këtë e...

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...