Specialisti i trafikut rrugor Gerhard Baka tha në “Good Morning Albanians”, se viti 2024 e gjeti në krye të detyrës.
Ai e priti ndërrimin e viteve në sheshin Skënderbej, por ndryshe nga gjithë të tjerët nuk kishte pranë familjen për të bërë gëzuar, por kolegët e tij të policisë.
“E festuam në sheshin “Skënderbej”, por në kryqëzim. Kishte dyndje nga ora 23:30 deri në orën 3:00 të mëngjesit, ka qenë e mbipopulluar dyndja në rrugët e unazës së vogël dhe në sheshin “Skënderbej”.
Kjo solli një lloj kaosi për të gjetur parkime. Na u desh pak deri në orët e para të mëngjesit për të normalizuar situatë. Unë kisha dy punonjës policie aty te bashkia, me ata bëra gëzuar. Familjen e mora me video-call”,-tha polici.