29-vjeçari shqiptar zhduket në Greqi, jeta e tij mund të jetë në rrezik

Date:

- Advertisement -

Një 29-vjeçar shqiptar është zhdukur në Greqi.

Mediat dhe policia greke kanë dhënë alarmin për zhdukjen e 29-vjeçarit Angjelo Avdiu, nga zona e Bartholomios Ilias.

Gjurmët e të riut shqiptar kanë humbur mëngjesin e së dielës, por vetëm sot është bërë denoncimi dhe janë publikuar të dhënat e tij me kërkesë të familjes, pasi mund të ketë arsye që i vënë në rrezik jetën.

Angjelo Avdiu me origjinë shqiptare, është 1.85 m i gjatë, me peshë normale, me flokë të zinj dhe sy të zinj. Ai kishte veshur një bluzë të bardhë, xhinse blu dhe atlete të zeza, ditën që u zhduk.

Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë me Drejtoritë e Policisë në Greqi si dhe përmes aplikacionit Missing Alert ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen e tij.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...