3 të vdekur në Vilë-Bashtovë/ Nuk shkarkohet as Kumbaro as Manastirliu! Arrest pronarit të plazhit

Date:

- Advertisement -

Ditën e djeshme në plazhin e Vilë-Bashtovës në fshatin Gosë të Rrogozhinës humbën jetën tragjikisht një baba dhe dy djemtë e tij të cilët ranë pre e rrymave dhe nuk arritën të shpëtojnë.

Por kush është fajtori për këtë tragjedi?

Një familje që vjen të pushojë në një të diel dhe përballet me një tragjedi të tillë. Padyshim kjo ngjarje është “therëse” për këdo që e dëgjon, e jo më për familjarët, të cilët kanë përjetuar tmerrin.

Policia mendon se fajtori i vetëm për këtë çështje është Pëllumb Nika, i cili ishte administrator i atij plazhi, të cilin e kishte marrë me qira nga shteti.

Por pika e parë stepet tek fakti se në këtë plazh nuk kishte as roje dhe kullë, që janë gjithashtu detyrë e kësaj ministrie dhe jo e administratorit të plazhit.

Nga ana tjetër, dëshmitarët e ngjarjes së djeshme treguan se ambulanca mbërriti mbi 1 orë e 30 minuta me vonesë gjë që padyshim do mohohej nga Urgjenca e Skënder Bratajt, çka padyshim ka shuar çdo shpresë për shpëtimin e babait dhe dy djemve të tij.

Ky njoftim i policisë praktikisht është për hequr përgjegjësinë nga shteti dhe për t’ia faturuar administratorit të plazhit, i cili është fundi i kavallit në këtë histori. Kumbaro dhe Manastirliu nuk u shkarkuan sërish, jetët e viktimave u shënuan thjesht si numra deri në tragjedinë e radhës.

”Secili për kokën e vet”, thuhet në këto raste, sepse për shtetin janë thjesht jetë minus.

NJOFTIMI – Kavajë / Policia vë në pranga administratorin e pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, në Gosë, Rrogozhinë, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas.

Nuk kishte marrë masa për sigurimin e jetës së plazhistëve, nuk garantonte shërbimin me vrojtues plazhi gjatë gjithë kohës, nuk kishte pajisur me sinjalizim dhe me kufizim me bova të hapësirës ujore, pjesën e plazhit që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, arrestohet 34-vjeçari.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 09.07.2023, në plazhin e Vilë-Bashtovës, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas (babai dhe dy djemtë e tij të mitur), strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin P. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i operatorit turistik që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, pjesën e plazhit të Vilë-Bashtovës, ku ndodhi kjo ngjarje.

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit), dhe për pasojë janë mbytur në det, shtetasit E. H., 50 vjeç, R. H., 17 vjeç dhe M. H., 13 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët që kanë përfituar kontrata shërbimi përgjatë vijës bregdetare, që të ushtrojnë aktivitetin në përmbushje të detyrimeve për sigurinë e jetës së pushuesve dhe të marrin masa të menjëhershme për të përmirësuar edhe më shumë kushtet e sigurisë, pasi Policia e Shtetit nuk do të tolerojë në asnjë rast, shkelje të tilla që cenojnë sigurinë dhe jetën e pushuesve në plazhe./JOQ

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...