Debatet mes Julian Dedës dhe Egla Cenos nuk kanë të mbaruar në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.
Ditën e sotme dy konkurrentët janë përshirë në një debat, i cili me tone të larta ka degraduar në ofendime ndaj njëri-tjetrit.
“Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve, merresh me karrierën e të tjerëve”- i tha aktorja Julit, ndërsa banori vazhdimisht i kërkonte të mos bërtasë.
Në një moment Egla e ka ofenduar aktorin duke i përmendur karrierën: “35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë edhe turp që e ke marrë”.