38-vjeçari nga Elbasani i vjedh 17,000 euro vëllait dhe blen makinë

Date:

- Advertisement -

Një 38-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi i ka vjedhur 17 mijë euro vëllait dhe ka blerë makinë.

Në prill të vitit që sapo lamë pas, Elton Muça në bashkëpunim me bashkëshorten e tij ka hyrë në shtëpinë e vëllait dhe i ka vjedhur 17.000 euro.

Me këto para ai ka blerë një makinë e cila tani është sekuestruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Vodhi 17 000 euro në banesën e vëllait të tij, në muajin prill të vitit 2023, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim. Procedohet penalisht bashkëshortja e tij, bashkëpunëtore në këtë vjedhje. Sekuestrohet 1 automjet që dyshohet se është blerë me shumën e parave të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësise ligjore, pas një hetimi disamujor, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bathës”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në fshatin Bathës, në zbatim të urdhrit të ndalimit nga Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 37 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit E. M.). Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më 23.04.2023, kanë vjedhur 17 000 euro në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bathës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...