4 adoleshentët ishin të dehur”, del ekspertiza e aksidentit në Poliçan ku vdiq 15-vjeçari: Mjeti i mbushur plot me shishe alkooli

Date:

- Advertisement -

Detaje të reja kanë dal nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Plirëz në qytetin e Poliçani, ku një adoleshent gjeti vdekjen dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë.

Sipas policisë, automjeti tip Alfa Romeo që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari, pasi ka humbur kontrollin ka rrëshqitur fillimisht në asfaltin e rrugës së sipërme të fshatit, më pas ka rënë fillimisht në asfaltin e rrugës së poshtme të fshatit dhe ka përfunduar në oborrin e një banese të zonës.

Ndërkohë, sipas ekspertizës rezulton se në zonë nuk ka pasur shenja frenimi gjë e cila tregon se nuk ka mundur të frenojë dhe për shkak të shpejtësisë që ka marrë mjeti gjatë rrëshqitjes përplasja ka qenë e fortë.

Sipas të njëjave burime thuhet se në mjetin që 4 adoleshentët udhëtonin kishte shishe birre të boshatisura dhe nga analizat e kryera ka rezultuar së të katër të miturit ishin të dehur.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi në rrugën rurale të fshatit Plirëz në qytetin e Poliçanit, rreth orës 21:35 minuta të mbrëmjes së djeshme.

Mjeti që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e menjëhershme vëllai i Françeskos, Afisaldo Zylyftari 17-vjeç, ndërkohë që është plagosur Françesko Zylyftari dhe dy shoqet që tyre që ndodheshin me ta në makinë, njëra 14-vjeçe dhe tjetra 16-vjeçe.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...