40-vjeçarët “refuzojnë” të martohen, beqarët arrijnë rekord në vitet e fundit

Date:

- Advertisement -

Institucioni i familjes dhe martesat po e humbin dita-ditës theksin dhe njerëzit po zgjedhin një tjetër stil jetese. Martesat kanë rënë në mënyrë drastike në shumicën e vendeve të mëdha të Europës gjatë dekadës së fundit. Për këtë kanë ndikuar një sërë faktorësh.

Në Francë, Spanjë, Itali, Irlandë, Poloni, Greqi, Danimarkë e Britani martesat kanë pësuar një ulje drastike, teksa rekordin negativ e regjistron Italia, që në vitin e shkuar ka pasur më pak se 200 mijë martesa, numri më i ulët në më shumë se një shekull.

“Rënia ka qenë përtej çdo pritshmërie. Ka shkaqe kulturore dhe ekonomike për këtë fenomen”, tha kryetari i institutit në Itali, Antonio Golini. Sipas tij, martesa është bërë më pak e rëndësishme nga pikëpamja fetare dhe civile, sepse shumë të rinj jetojnë së bashku pa u martuar.

Por në këtë fenomen nuk ndikon vetëm kjo, pasi ekonomia lidhet gjithashtu në mënyrë direkte. Martesa kushton dhe njerëzit zgjedhin të jetojnë së bashku në formën e bashkëjetesës.

Ndërkohë, një studim i këtij viti zbuloi se pothuajse gjysma e njerëzve të moshës 18-30 vjeç në Evropë ende jetojnë me prindërit e tyre dhe shkaku kryesor është kostoja e lartë e qirasë dhe çmimet e shtrenjta për të blerë shtëpi.

Çereku i 40-vjeçarëve në SHBA nuk janë martuar asnjëherë, çka përbën një rritje me 5%, krahasuar me vitin 2010. 40-vjeçarët pa një diplomë kolegji katërvjeçare kishin më shumë gjasa të ishin beqarë sesa ata që kishin përfunduar të paktën një diplomë “bachelor”.

Edhe në Shqipëri vijon i njëjti trend për shkak të pasigurisë që ky vend ofron për jetën e të rinjve të vet. Familja shqiptare është në krizë për shkak të rënies së numrit të martesave dhe rritjes së ndjeshme të divorceve. Grupmosha e 40-vjeçarëve beqarë në Shqipëri është e lartë.

Të paktën në dy dekada e fundit, mosha e martesës ka ndryshuar duke u vënë re një shtyrje të saj. Rritja e moshës së martesës sjell edhe uljen e numrit të fëmijëve, pasi dhe nga aspekti mjekësor doktorët këshillojnë një moshë optimale për të sjellë në jetë një fëmijë 25-35 vjeç, pasi në të kundërt mund të rrezikojnë shëndetin e nënës, por edhe të vetë fëmijës.

Emigrimi i djemve krijon një tjetër faktor për shtyrjen e martesës, pasi ka më shumë djem që largohen nga vendi duke prishur balancat në numra midis vajzave dhe djemve. Gjithashtu, ata mund të dashurohen me vajzat shqiptare, por këto të fundit do të duhet të presin gjatë për tu bashkuar me të dashurin e tyre.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...