Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për shantazhimin e një vajze me kërcënimin se do të publikonte fotot e saj private.
Bëhet fjalë për shtetasin Indrit Vucaj, 30 vjeç, banues në Bulqizë, mbi të cilin rëndojnë akuzat për “Përndjekje” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, bazuar në nenet 121/a/2 dhe 109/b të Kodit Penal.
I. V. ka qenë më herët shtatë herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe është dënuar për krime në fushën e narkotikëve në Zvicër.
Ai dyshohet se ka përndjekur një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, si fizikisht ashtu edhe nëpërmjet rrjeteve sociale, duke u kërcënuar se do të publikonte foto dhe video personale të saj në internet.