Interi mundi 4-2 Egnatian në miqësoren e luksit (për tanët), të luajtur në Ferrara të Italisë. Ndeshja pa rrogoazhinasit të kalonin dy herë në avantazh, duke i hapur punë gjigantëve të Italisë.
FT/ Inter 4-2 Egnatia (Barella 55′, Lautaro 80′, 84′ (p), Giacomo Stabile 90′ / Dwamena 6′, Fernando 65′ (p) )
ITALI – Interi mundi 4-2 Egnatian në miqësoren e luksit (për tanët), të luajtur në Ferrara të Italisë mbrëmjen e së dielës. Ndeshja pa rrogoazhinasit të kalonin dy herë në avantazh, duke i hapur punë gjigantëve të Italisë. Zikaltërit përmbysën ndeshjen në dhjetë minutat e fundit, me arbitrin Giovanni Ayroldi zemërgjerë që akordoi një penallti të dyshimtë për Interin.
Ndeshja nisi mirë për Egnatian, me rrogozhinasit që shënuan në minutën e gjashtë me Dwamena. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa në fraksionin e dytë skuadrat dhuruan spektakël dhe tension. Barella barazoi për 1-1, teksa Fernando kaloi sërish në epërsi rrogozhinasit me penallti dhe me “panenka”.
Në të 80 dhe 84 minutë, Lautaro përmbysi gjithçka për 3-2. Një penallti e dyshimtë për zikaltërit shkaktoi tension në fushë mes Lautaros dhe Aleksit. Në fund ishte i riu Stabile që shënoi për 4-2.
Me gjashtë gola dhe një lojë të bukur, Egnatia duket se ka marrë një përvojë që do i shërbejë, duke u përballur denjësisht me një kundërshtar të fortë.