“Kështu ma dha truri”, thotë 34-vjeçari që monitoronte gruan me kamera dhe e dhunonte

Date:

- Advertisement -

Kështu ma dha truri”, këto janë fjalët e 34-vjeçarit Asqeri Mandri i cili prej disa muajsh mbante të monitoruar me kamera lëvizjet e gruas së tij.

34-vjeçari ishte kthyer nga Gjermania gjashtë muaj më parë dhe që prej atij momenti kishte nisur të dyshonte te gruaja e tij dhe ishte xheloze ndaj saj. Xhelozia e tij kishte arritur deri në atë pikë, sa ai e kishte shkëputur gruan edhe nga puna.

Çifti janë prindër të 4 fëmijëve dhe Mandri ka ushtruar dhunë edhe ndaj tyre. Ka qenë vetë gruaja ajo që ka bërë denoncim në polici për bashkëshortin dhe ka deklaruar se ai e akuzonte për tradhti.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet 34-vjecari, i cili në momente të ndryshme teksa luante me fëmijët ngrihej dhe ushtronte dhunë ndaj gruas. Policia ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë si provë materiale, të cilat do të shërbejnë si prova në procesin e hetimit në vijim.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...