“Niveli i fëmijëve tanë është më i mirë se mesatarja e atyre në Spanjë”, Jupi: Trajnerët e moshave nuk dinin të drejtonin

Date:

- Advertisement -

Redi Jupi ishte i ftuar në “Soccer Talk Podcast”, ku ka diskutuar me Skënder Gegën për karrierën e tij, por edhe për problematikat e futbollit shqiptar. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare është shprehur se Shqipëria çalon në pjesën e masivizimit të fëmijëve në futboll. Sipas tij niveli i fëmijëve shqiptarë është më i mirë se mesatarja e fëmijëve në vendet e tjera të Europës. Megjithatë, problem për të është fakti se në vendin tonë mungon përfshirja në masë e fëmijëve në futboll.

“Isha në një vizitë me familjen në Spanjë. Hoteli ku ne rrinim ishte afër një fushe. Midis dy autostradave ishin bërë fusha. Ne shkuan ditë të shtune dhe ditën e dielë aty filluan ndeshjet. Që në mëngjes kur dolëm ne dhe kur u kthyem në 11 të darkës, vazhdonin ndeshjet. Edhe diku gjatë vizitës atje pashë një fushë tjetër. U ula bashkë me djalin, Jakobin, që është më qejfli i futbollit. Pashë disa ndeshje. Niveli i fëmijëve është më i ulët se niveli mesatar që kemi ne. Po marr masën, nuk po marr Barcelonën. Nuk po marr ata 50 fëmijë të seleksionuar te Barcelona, te Chelsea, apo te Manchester-i. Do të marrim masën e përgjithshme.

Niveli i trajnerëve është shumë më i ulër se niveli i trajnerëve tanë. Ata nuk dinin të rrinin në fushë. Ai nuk dinte të drejtonte skuadrën. Trajner fëmijësh, sepse kështu është niveli i atyre. Ne nivelin e fëmijëve e kemi më mirë se niveli mesatar i fëmijëve andej. Edhe niveli i trajnerëve, pavarësisht se ne kemi rezervat tona me ta, është më i mirë se niveli i trajnerëve të moshave nëpër botë, në nivelin e përgjithshëm. Por ne kemi problemin se kemi një numër shumë të ulët. Nëse ata kishin nga mëngjesi- në darkë ndeshje atje, të gjitha fushat e mbushura plot me fëmijë, ata kanë një numër të pafundëm fëmijësh që luajnë. Ne kemi një numër shumë të ulër të fëmijëve.

Pra, në gjithë Tiranën, e cila po shkon 1 milionë banorë, ne kemi 7-8 mijë fëmijë. Në të gjithë Shqipërinë janë 15 mijë. Ne duhet të kishim të paktën 50-60 mijë që luajë në Tiranë. Kjo cilësi që ka Spanja, Franca dhe Anglia, nuk është se bëjnë ndonjë punë më spektakolare apo shumë më të specializuar se ne. Por ata kanë një numër shumë të madh fëmijësh që luajnë. Është masiviteti”, ka thënë Redi Jupi.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...