Shpresa Krëku, 41-vjeçarja që i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, është përcjellë sot në banesën e fundit.
Fqinjët, banorë të fshatit Bilçë të Beratit kanë folur për mediat, duke thënë se ajo ishte një vajzë e mrekullueshme, por ngritën dyshime se mund të të vuajtur nga depresioni.
Shpresa Krëku, 41-vjeçarja që i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë, është përcjellë sot në banesën e fundit.
Fqinjët, banorë të fshatit Bilçë të Beratit kanë folur për mediat, duke thënë se ajo ishte një vajzë e mrekullueshme, por ngritën dyshime se mund të të vuajtur nga depresioni.
“E shkëlqyer, asgjë s’i mungonte. Tani nuk e dimë, do ketë pasur ndonjë depresion se s’ka mundësi”, tha një fqinj.
“Për mua, me aq sa e kam njohur, është çun përsëmbari. Se nëse kanë patur ndonjë konflikt familjar me njëri-tjetrin, aty nuk di gjë më. Vajza ishte person dhe më erdhi keq kur e pashë në shtyllë. Sesi u erdhi terezia, nuk e di. Burri saj këtu punonte me bojëra, në Greqi nuk e di. Kishin dy fëmijë bashkë. Për mua janë familje e nderuar, të tërë si familje. Kur e dëgjova nuk e besova më”, tha një tjetër.
Jashtë kamerave disa fqinj kanë thënë se gruaja kishte shfaqur shenja depresioni pasi zihej çdo ditë në telefon me bashkëshortin, të cilit i kërkonte të kthehej në shtëpi, pranë saj dhe fëmijëve.
41-vjeçarja kishte debatuar me të shoqin Çlirim Krëku, në telefon, pasi ky i fundit jetonte në Selanik të Greqisë prej 1 viti.
“Nuk mundem më vëlla, amanet fëmijët”, i ka thënë ajo dhe më pas ka pirë 3 kokrra fostoksinë.
Pas telefonatës nga 41-vjeçarja, i vëllai ka shkuar menjëherë në banesën e saj në fshatin Bilçë të Beratit ku e ka gjetur në gjendje kritike.
Ai e ka dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal Berat dhe më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku gjeti humbi jetën 15-minuta pas mbërritjes.
Ende është mister shkaku i vetëhelmimit të nënës së dy fëmijëve, ndërkohë që në lajmërinin e vjekjes nuk përmendet emri i bashkëshortit, vetëm prindërit, vëllai dhe fëmijët.
41-vjeçarja ka kërkuar në momentet e fundit të jetës ta varrosnin në fshatin Banaj pranë familjes së saj dhe ashtu ndodhi.