Enkelejd Çaushi është 15-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e ndodhur një natë më parë në aksin Sarandë-Ksamil.
I mituri po shtynte një makinë që kishte pësuar defekt kur u përplas për vdekje nga një tjetër.
Për ndarjen e parakohshme të nipit 15-vjeçar, poeti Eduart Veli nëpërmjet disa vargjeve të trishta ka shprehur dhimbjen dhe boshëllëkun që ndjen në këtë moment të trishtë për të gjithë familjen.
Vargjet e poetit Eduart Veli
PËRSE IKE KELUUUSH ?
Kelush pse ike kaq shpejt në qiell? Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell… Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë? O dhimbje sa një planet e rëndë?!
Buzëqeshjen tënde,dheu si mund ta tresë ? Ike kelush gjyshit,ike dhe na le pa shpresë Sdo ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !
Ooh çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush! Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !
O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë.. Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!
Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë? Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!
Smund ta besoj,që sdo vish te gjyshi në Ksamil Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil Kelush,që je pak orë mesh nesh,nuk dua ta besoj Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj!
Keli ,Kelush… Keliiiiii!