Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Komisariati i Policisë Nr. 1, i vjen në ndihmë 2 turisteve nga Belgjika, të cilat kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të thepisur.
Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë orëve të pasdites, u krye në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, dhe ndërlidhësit me komunitetin.
Pasi eshtë marrë njoftim se 2 turiste nga Belgjika, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Kllojke, dhe si pasojë kishin mbetur të izoluara në terrenin e thepisur të malit.