Familjarët e së resë që u hodh nga kati i katërt i një ndërtese në Kamëz, kanë folur për mediat, duke ngritur dyshime të shumta për ngjarjen.
“Nuk i di rrethanat, problemet se si ka ndodhur kjo. Sot mora vesh që ai ishte arrestuar. Prej një muaji rrinte në Tiranë. Mbesa ime ka jetuar në Kosovë, ka një vajzë 2-vjeçe.
Nuk ka qenë në proces divorci, nuk ka pasur probleme të mëdha me burrin. Kshu probleme të vogla. Me 39-vjeçarin nuk e di se çfarë lidhjeje ka.
Nuk ka shfaqur shenja. Kemi qeshur, kam ardhur me gocat për ta takuar. Kemi qarë edhe problemet familjare.
Unë akuzoj personin që është arrestuar sepse 100% ai është sepse tabulatet tregojnë për atë person. Ditën e enjte e kam parë për herë të fundit.
E kam takuar pasi kam ardhur nga puna atë ditë. Më ka thënë thjesht ‘o daj do iki sërish në Kosovë’. I shoqi ka ardhur dje. Të them të vërtetën nuk di asgjë për 39-vjeçarin. Nuk punonte këtu në Tiranë, se mërej me vajzën.
Nuk e di se si e bëri këtë akt makabër. T’i japësh fund jetës për një person që nuk ka vlerë. Jam shumë i tronditur”, tha Einxhel Selmani.