“Siç ma mori jetën e mbesës do ia marr edhe unë atij”, daja i 27-vjeçares: Kërkojmë drejtësi!

Date:

- Advertisement -

Familjarët e 27-vjeçares Sibela (Sibora) Abedini, që u vetëvra pasi një foto e saj intime u publikua në rrjetet sociale, kërkojnë drejtësi.

Daja i vajzës, duke folur për mediat tha se Altin Çoku është përgjegjës për vdekjen e 27-vjeçares dhe kërkuan dënimin maksimal për të. Ai tha se vajza nuk kishte shfaqur asnjë problem ditëve të fundit, edhe pse prej një muaji jetonte në Tiranë te prindërit e saj.

“Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje. Në shtëpinë e mamasë vet ka jetuar 1 muaj, është e martuar ka një vajzë dy vjeçe. Ka ardhur nga Kosova te nëna e vet me pushime. Familjarët nuk kanë pasur dijeni për lidhjen, as mbesa e vogël, as vëllai. Nuk ka pasur njeri dijeni. Ajo s’kishte shfaqur asnjë shqetesime. Unë kama ardhur kam pirë kafe. Probleme mund të ketë pasur por nuk i ka shfaqur. Probleme familjare mund të ketë, por jo që ta shtyjë bashkëshorti. Dhëndrin time njoh, Me të shoqin s’ka pasur konflikte fare”.

Ndërkohë për fotot e publikuara në rrjetet sociale, ata thonë se s’kanë pasur dijeni dhe se janë të tronditur nga ngjarja. Madje ai thotë se nëse shteti s’jep dënimin maksimal për Çokun, do ta vrasë vetë 39-vjeçarin.

“Jo jo. S’kemi pas dijeni askush nga familjarët. Unë habitem se si e ka bërë këtë makabër, si i ka bërë këto gjeste ai person. Nuk e di ca shpirti, ca njeriu paska qenë. Jam shumë i tronditur. Nuk di të shprehem. Nga drejtësia, si prokuroria, gjykata dhe ministri Balla, unë si dajë i kërkoj të mos dalë nga burgu. Unë dua dënimin më të rreptë. Nuk ekziston varja, unë kërkoj burg të përjetshëm. Sepse siç ma mori jetën e mbesës do ja marr unë jetën. Atë e di shpirti jonë si e kemi rrit. I kërkoj taulant ballës që mos ta nxjerrin”.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...