Në Ferizaj të Kosovës një 61-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është gjetur i vdekur në një motel. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt bën të ditur se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:35.
NJOFTIMI
“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar”.
Gjithashtu ai shton së se policia po heton ngjarjen, teksa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.