Lionel Mesi fitoi “Topin e Artë” në 2010-ën pavarësisht se shumë tifozë mendojnë që duhet ta merrte Uesli Shnajder për shkak të tripletës me Interin. Pavarësisht kësaj trajneri i asaj kohe tek zikaltërit, Zhoze Murinjo deklaron se argjentinasi nuk i ka vjedhur asgjë holandezit dhe se ishte e merituar.
“Nuk dua ta quaj vjedhje, nuk më pëlqen ta etiketoj të tillë. Kush e fitoi? Mesi? Pra nuk u grabit ai Top i Artë. Por, Uesli fitoi tripletën dhe mbërriti në finalen e Kupës së Botës në të njëjtin sezon. Arsye për të cilat duhej të ishte të paktën në treshen e parë. Gjithsesi, nëse e fitojnë Mesi apo Kristiano Ronaldo nuk mund të quhet Top i Artë i vjedhur”, deklaroi Murinjo.
PANORAMASPORT.AL