“Dritarja në tualet është luks”- Agjenti: Banesat në okazion vetëm kur kanë defekt

Date:

- Advertisement -

Konsulenti imobiliar, Orgest Beti, është shprehur se banesat nxirren në okazion kryesisht vetëm kur kanë një defekt.

Video e agjentit kur thote se dritarja ne banjo eshte luks

Komentet Beti i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se qytetarët duhet të shohin edhe cilësina e ndërtimit dhe jo vetëm çmimin.

Ai shtoi se shumë ndërtues kursejnë te materialet, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë dhe në përfundim nxjerrin ndërtime pa cilësi.

Sipas tij, në pallatet në Tiranë, të kesh sot dritare në tualet, është luks.

“Një pjesë e madhe e njerëzve, kur nisen të blejnë një apartament, shohin nëse ka okazion. Por nuk shohin cilësinë e ndërtimit, vendin e ndërtimit, etj. Kursimi i ndërtuesve te materialet e ndërtimit, përkthehet në fund te cilësia. Kabujt e aspirimit janë me 3-5, varet nga ngarkesa që do të mbajë.

Pra nëse duhet të marrë një material me 7 lekë, ai merr një material me 4 lekë. Pra okazion duhet të kuptojmë një sërë elementësh, jo vetëm çmimi.

Askush nuk e nxjerr përgjithësisht një banesë në okazion, nëse nuk ka një defekt, ose kur ka nevojë për likuiditet ndërtuesi, çka nuk e vëmë më re te ndërtuesit, pasi ata kanë 30 vite dhe kanë krijuar kapital për t’i mbyllur ndërtimet. Të kesh sot dritare në tualet në pallatet në Tiranë, është luks”, tha Beti./euronews.al

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...