LIVE
Italianët largohen pa paguar apartamentin në Tiranë, pronari: Unë do iu nxirrja edhe kafe
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.02.2024, 10:06
Numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë, si verës ashtu edhe gjatë dimrit është rritur me ritme të shpejta.
Por me rritjen e numrit të turistëve, janë shtuar edhe problemet e incidentet për shqiptarët, kryesisht ata që kanë lidhje të drejtpërdrejta me këta turistë.
Për të denoncuar një incident aspak të këndshëm me një familje italiane, një qytetar i Tiranës i është drejtuar redaksisë tonë.
Ai thotë se një familje italiane, nëna, babai dhe fëmija kanë rezervuar në booking, një apartament në Tiranë, nga data 10 deri në 11 shkurt me çmim 31 euro. Por ai për të treguar mirësjellje ndaj tyre, u ka paguar edhe taksinë 20 euro që t’i çojë në apartamentin që ata kishin rezervuar dhe të nesërmen do të shkonte te apartamenti i tyre për të marrë paratë, por edhe për t’i qerasur me kafe.
Por kur qytetari ka shkuar te apartamenti i tij për t’u takuar me italianët, ka parë që ata ishin larguar që në orën 09:00. Pas kësaj ai i ka telefonuar disa herë dhe pas disa orësh, pasi kishin mbërritur në aeroport, gruaja italiane i ka shkruar se në Itali paguajnë vetëm me kartë dhe jo cash. Edhe pas këtij mesazhi, qytetari i ka shkruar italianes që t’i transferojë paratë me bankë, por ajo nuk i ka hapur as mesazhet.
Qytetari kërkon të denoncojë këtë rast, jo për vlerën e parave, 50€, por për gjestin harbut të këtyre italianëve edhe pse ai ishte treguar bujar dhe i sjellshëm me ta.
Denoncimi i qytetarit:
Mirmbrema JOQ ALBANIA ,doja te ndaja me ju harbutllikun e nje Italjaneje qe edhe I paguajta taxin te vi ne proven time, dhe me pas iku pa paguar, (50 € ) e vetmja, se nga te gjith te tjeret kam ngelur I kenaqur… nese e postoni mir do ishte. Nuk eshte per lekun , por per mosrrespektim, mbas cdo ndihme qe e dhash, asaj dhe bashkshortit. Ajo rezervimin e beri ne booking, apartament ne Tirane.
Ka qendruar nga data 10 deri 11 shkurt, qendroi me burrin dhe femijen e tyre, ne nje apartament ne qender te Tiranes, cmimin e kishte 31 euro, I nisa dhe taxi ti mari dhe ti sjelli 20 euro e meqe isha ne pune mbasdite i thash po kaloj neser per leket, te nesermen kur i morra ne tel, per pagesen dhe per ti qeras dhe me nje kafe me e forta kishin ikur qe ne 09:00. I mora disa here ne tel por nuk pergjigjeshin, si duket pasi u siguruan qe mbas pak niset avioni, me shkruajten qe ne ne Itali paguajm vetem me kart, dhe nuk mbajm Kesh…
Dhe pasi iken i shkruajta qe qe nese nuk transferonin leket do i postoja ne nje faqe ketu ne tirane por edhe ne terramo (nga vinin) jo per leket por per xhestin. Leket nuk mi transferuan as me banke, nuk pergjigjen me