Kristjan Asllani po shijon më në fund momentin e tij te Interi. Paraqitjet e tij pozitive në fushën e lojës sot janë shpërblyer edhe me një gol. Mesfushori shqiptar ka festuar sot golin e tij të parë me fanellën e Interit. Asllani u shërbye në zonën e Xhenoas, nga ku shkundi rrjetën.
VIDEO E GOLIT
Gëzimi ishte i gjithi i përligjur. Në “San Siron” e tejmbushur, të gjithë thërrisnin në kor emrin e tij. Interi është duke fituar me shifrat 1-0 kundër Xhenoas, teksa ende është duke u zhvilluar pjesa e parë e lojës
Kristjan Asllani i ka bërë shumë prej futbollistëve të Interit që të flasin dhe të veprojnë si shqiptarë. Menjëherë pas shënimit të golit të parë në Serinë A kundër Xhenoas, ishte Pavard që festoi me shqiponjë para syve të Asllanit.
Pas përfundimit të takimit, mesfushori ka bërë një postim në rrjetet sociale. Në të ka komentuar edhe Thuram, që u pa menjëherë i emocionuar pasi Asllani dërgoi topin në rrjetë. Në koment, për habinë e të gjithëve, Thuram ka folur në gjuhën shqipe: “Sa lojtar magjik”.