Bekim Balaj është lojtari që ka realizuar më shumë gola deri tani në Superiore, 15 të tilla. I ftuar në “Procesi Sportiv”, sulmuesi është pyetur rreth ndonjë kontakti të mundshëm nga Silvinjo për në Kombëtare. Megjithatë Balaj ishte i sinqertë dhe u shpreh se ky objektiv është shumë i vështirë që të arrihet.
“Cdo lojtari i duhet koha e tij. Nuk është më shumë përshtatja sesa momenti jo i mirë, ku situata duhet të ndryshohet. Silvinjo? Kemi fatin që trajneri rri në Shqipëri dhe ndjek kampionatin shqiptar. Kombëtarja po kalon një moment të mirë, sulmi është i mbingarkuar, ndoshta nuk është momenti. Nuk besoj se do të ketë shumë ndërrime nga ata lojtarë që na dërguan deri në Europian. Kontakte kemi Silvinjon, ndonjëherë takohemi, por mbetet në kuadrin e miqësisë”, tha Balaj.