“A po dorëzohet ky aset kombëtar për interesa të pushtetit?”, çfarë thoshte dikur ministri i Mbrojtjes për Sazanin

Date:

- Advertisement -

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka risjellë në vëmendje një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur në Komision se “Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet”.

Ndërkohë Salianji perifrazon kryeministrin Rama i cili ka deklaruar se ‘Sazani nuk është zonë e mbrojtur’.

Salianji shprehet se këto janë dy qëndrime të ndryshme, ndërsa shtron pyetjen: “A po dorëzohet ky aset kombëtar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”

Postimi

‘Me zë dhe figurë; cfarë thoshin dje dhe cfarë bëjnë sot!
Rama tha sot se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, ështê shprehur
Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet!
Thuajse dy vite me pare kam shprehur shqetesimin publik per ishullin e Sazanit, dhe ministri i Ramës mohoi kategorikisht kur tha se baza e Sazanit nuk mund te privatizohet!
A po dorëzohet ky aset kombetar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?’- shkruan Salianji.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...