Vrasja e Gentian Bejtjas, babai i tij: Nëse djali im ka vrarë, i jap dorën autorit

Date:

- Advertisement -

Pak ditë më parë, në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës, u ekzekutua Gentian Bejtja, një emër i njohur për policinë.

43-vjeçari që u kishte shpëtuar disa atentateve mafioze, u ekzekutua brenda oborrit të shtëpisë së tij dhe në mes të ditës. Babai i tij Gani Bejtja, duke folur për mediat ka treguar senjëri prej autorëve ka kërcënuar me armë nusen dhe dy fëmijët e Gentjanit.

Ai thotë se ka parë edhe makinën e autorëve, por nuk ka arritur ta fiksojë drejtimin që ata kanë marrë pas atentatit.

Për vrasjen e të birit, Gani Bejtja kërkon të dijë motivin pasi nëse ai ka kryer vrasje, ai është i gatshëm t’u japë dorën autorëve.

“Le të vijë të ma thotë se e kam bërë se djali jot më ka bërë këtë, ta di edhe unë. I jap dorën. Nëse të ka vra, të ka pre, a ça të ka bërë, të vijë të ma thotë. Ia kam bërë për këtë punë, i pi kafen, por jo kështu. Se di nga ka ardhur…”

Gentian Bejtja, ish-polic i burgjeve, u kishte shpëtuar disa herë atentateve dhe e dinte se ishte shënjestër e atentateve të tjera. Ai nuk jetonte në Fushë-Krujë, por ditët e fundit ishte kthyer pasi po bënte disa proceduar për të shitur shtëpinë e tij, ndërsa vetë kishte planifikuar që të largohej nga Shqipëria së bashku me familjen.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...