Ndeshja ndaj kilit ishte e gjitha për t’u harruar për Silvinjon. Tifozët në tribuna ishin e vetmja bukuri për Shqipërinë. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-3 nga Kili në “Enio Tardini” të Parmës. Pas përfundimit të këtij takimi miqësor, protagonistët kanë dhënë përshtypjet e tyre të parë për mikrofonin e “Supersport”-it.
Broja: “Ishim pak pa fat sot. Nuk kemi luajtur mirë. Killi ishte shumë më i fortë. Jemi të bashkuar si ekip. Kemi edhe dy muaj der isa të shkojmë në Europian. E dimë që këto miqësore nuk janë vetëm miqësore. E dimë që do jetë e vështirë, sepse këto ekipe kanë shkuar në Botëror dhe Europian. Unë për vete jam shumë i kënaqur sot, sepse tifozët më dhanë një gjë të bukur. Kisha një vit e gjysmë pa luajtur dhe u riktheva sot. Ishte shumë bukur. E di që kemi humbur sot, por gjërat e mëdha do të vijnë në verë. Unë luaj futboll pa presion, që i vogël kam luajtur kështu. Vij nga një dëmtim i gjatë. Skuadra më ka pritur shumë mirë. I njoh të gjithë çunat. Nuk kisha luajtur akoma me trajnerin e ri. Jam duke u rekuperuar më mirë dhe po stërvitem më shumë. Kuptohem me lojtarët dhe me trajnerit. Po shkoj më përpara me këtë dëmtim”.
Manaj: “Euforia e Europianin tani ka mbaruar, ekipi është kualifikuar. Tani duhet vetëm të stërvitemi. Nuk është çështje emocionesh, por s’na doli loja. Tani të shohim ndeshjen tjetër në Suedi. E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen. Stili i Kilit që na presonte lart na rrezikoi. Trajneri do të na tregojë videot ku kemi gabuar. Të përmirësohemi dhe t’i lëmë llafet. Asgjë tjetër”