E ëma e Sibela Abedinit, 27-vjeçares e cila dyshohet se i dha fund jetës pas publikimit të një fotoje intime në hotel me Altin Çokun, ka rrëfyer se është kërcënuar.
Ajo tha se i ka kaluar pranë një makinë dhe personi që ndodhej në mjet iu është drejtuar me fjalët: “Nëse nuk e nxirrni vëllain nga burgu, do të marrim fëmijën peng”.
RRËFIMI I NËNËS TË SË NDJERËS:
“Një makinë kaloi pranë meje dhe më tha se brenda 24 orëve nëse nuk e nxjerrin vëllain nga burgu, shtëpinë ta dimë, e do të marrim fëmijën peng, se me laçianët nuk merret dot njeri. Shkova tek policia dhe iu thashë se kërcënimi ka ndodhur përballë shkollës “Ibrahim Rugova”.
Nëna e Sibelës u shpreh publikisht se ajo dhe fëmijët po kalojnë trauma nga kjo ngjarje dhe kanë frikë të lëvizin në rrugë.
“Ai që më kërcënoi ishte i shëndoshë, me një xhup të zi dhe tullac. Shkolla është afër banesës time. Pastaj kam marrë çunin e xhajës në telefon që të më mbronte. Vajza mbante një thikë, se kishte frikë, e mbante me vete për vetëmbrojtje. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të kërcënohem, është hera e parë që më ka ndodhur. Unë dhe fëmijët po kalojmë në trauma, kemi frikë të lëvizim”,-shtoi ajo.
Ajo deklaroi se ka larguar vajzën adoleshente nga shtëpia pas kërcënimeve, ndërsa u shpreh se është 100% e sigurt që Sibela është vrarë.
“Jam kërcënuar, e kam denoncuar në polici. Vajzën 17-vjeçe e kam larguar nga shtëpia. Vajza e Sibelës është mirë, jeton me të atin në Kosovë. Flas në kamera me mbesën më thotë “Ku është Bela?”. Jam 100% e sigurt që ma kanë vrarë në katin e 4-t kishte edhe dritare, mund të ishte hedhur edhe aty. Të gjithë këto gjëra vetëm ai mostra i ka bërë. Vajza ime ishte një tip që nuk dilte në dyqan, jo më në hotel. Unë e njoh fëmijën tim”,-përfundoi ajo.