“Pasqyrat” në Sarandë“Pasqyrat” në Sarandë plazhi me ujin më blu në botë plazhi me ujin më blu në botë

Date:

- Advertisement -

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar.

Duke përdorur imazhe satelitore të plazheve nga e gjithë bota, ky ka qenë rezultati i studimit të “CV Villas” në bazë të kodeve dixhitale të ngjyrave.

Europa mban stafetën me 30 plazhet më të mira që përputhen ngushtë me nuancën blu me kodin “YInMN”. Greqia kryeson listën me shtatë plazhe.

Në vendin e dytë në listë renditet specifikisht Paralia Mpouka në Peloponez dhe në vendin e tretë Kassiopi në Korfuz.

Në dhjetëshe hyjnë edhe Franca, Portugalia dhe Turqia. SHBA renditet në vendin e 15-të me plazhet e Cannon Beach në Oregon.

Në listë përfshihet edhe Matira Beach në Bora Bora dhe Playa El Doradillo në Argjentinë.

Lista vërteton se kontinenti i vjetër, Europa, është shtëpia e disa prej ujërave më të pastra dhe magjepsëse në botë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...