Një nga të burgosurit e burgut të Drenovës ka folur ditën e sotme për mediat pas lirimit të tij.
Kujtojmë se i burgosuri, të cilit i kishim mbetur vetëm 1 muaj nga dënimi, ka përfituar nga Amnistia Penale.
Në fjalën e tij për gazetarët i burgosuri ka denoncuar dhe kushtet e këqija brenda burgut, teksa ka treguar se nga gardianët përdoret dhe dhunë.
“U shtyva ta bëja nga gjendja ekonomike, familja më ka lënë që të vogël.
Sa i përket kushteve në burg janë të këqija, nëse ha ushqimin aty të zë gjumi. Këta përdorin edhe dhunë. Dje kisha për të dalë në skype për të folur me familjen, na u prish skype ata ma futën me grusht”, tha ai.