Tronditet Tirana, 43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën, më pas edhe veten

Date:

- Advertisement -

Një krim i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm kryeqytetin, ku 43 vjeçari Roland Sinani ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinani 37-vjeç, dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Shkozës në Tiranë, ndërsa burime bëjnë me dije se shtetasi Roland Sinani, ishte i pa martuar, dhe merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor.

Burime thanë se burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja ska qenë në banesë.

Në banëse kanë qenë dy prinderit të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake.

Policia dhe grupi hetimor që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...