Është shënuar një ngjarje e rëndë në Gjermani mbrëmjen e djeshme. Një shqiptar i Kosovës ka qëlluar për vdekje një serb, pronar i një restoranti në Herzogstraße, Dusseldorf.
E gjithë skena e krimit ka ndodhur para biznesit të serbit, në qendër të qytetit në lagjen Friedrichstadt.
Sipas mediave gjermane, serbi Aleksandër Stefanoviç, 38 vjeç, ka debatuar me shqiptarin Rrustem Llapi 52 vjeç dhe më pas ngjarja ka përshkallëzuar.
Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur konfliktin verbal por shqiptari nga Podujeva ka nxjerrë papritur armën dhe e ka qëlluar disa herë viktimën, i cili merrej me arte marciale.