E qëlloi me plumb në kokë pas sherrit për makinën, Policia vendos 30 mijë euro shpërblim

Date:

- Advertisement -

Policia e Shtetit ka vendosur 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që mund të çojë në kapjen e Azgan Mernicës, 23-vjeçari autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja” Novruz Cenalia.

Policia thotë se 23-vjeçari është banues në fshatin Sulaj të Fierit. Pas vrasjes së efektivit të policisë, autori mësohet se është larguar nga vendngjarja me këmbë.

Në të gjithë qarkun e Fierit janë ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa kërkimet për lokalizimin e tij vijojnë nga FNSH dhe RENEA si dhe me dronë nga ajri.

Voxnews.al mëson se pasi autori është ndeshur sot me viktimën në rrugë, ka debatuar për makinën, dhe aty ka nisur një konflikt i çastit, për shkak të rrugës së ngushtë të fshatit ku janë ndeshur makinat.

Polici është qëlluar me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen në vend. Pas ngjarjes, autori ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe është larguar në nëpër ara me këmbë.

Autori Azgan Mernica e ka vëllain në burg, Kiri Mernica, ndërsa efektivi e ka të atin polic. Ky i fundit ka qenë i dyshuar për një vrasje në Has në vitin 1997 por ishte shpallur i pafajshëm. Kjo ka bërë që të lindin dyshimet se vrasja mund të kishte ndodhur për gjakmarrje.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...