“Ai mund të arrrijë yjet”! Silvinjo do ta veshë kuqezi, flet trajneri: Gruda është i pabesueshëm, kurrë nuk luan keq

Date:

- Advertisement -

Brajan Gruda është padyshim ylli i Majncit. Lojtari që është vënë në radarët e Silvinjos për ta veshur kuqezi, po shkëlqen në Bundesligë. Trajneri i Majncit ka folur me superlative për 19-vjeçarin shqiptar. Bo Henrikseni ka thënë se Gruda mund ta arrijë yjet në të ardhmen, ndërsa shton se asnjëherë nuk zhvillon një paraqitje të keqe.

“E dua këtë djalë. Ai thjesht luan me ndjenjë. Do ta bëjë rrugëtimin e tij, por sigurisht që ka ende shumë për të mësuar. Nëse ai të kalon topin, është e vështirë të mbrohesh, pavarësisht se kush je. Që kur kam ardhur, kemi folur shumë se si atij i duhet të punojë fort dhe kohët e fundit ishte lojtari me më tepër metra në fushë. Ndonjëherë Brajani luan në mënyrë fantastike, ndonjëherë mesatarisht, por kurrë keq. Shoh një të ardhme për të, sepse është një lojtar i pabesueshëm.

A do të largohet nga Majnci? Të tjerët duhet t’i përgjigjen kësaj pyetjeje. Unë me të vërtetë do të doja të vazhdoja ta stërvisja, sepse ai është një djalë që mund të arrijë yjet nëse merr zhvillimin e duhur”, ka deklaruar Bo Henrikseni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

E turpshme/ “Silvinjo më zhgënjeu”! Cristian Shpendi e kthen Kombëtaren në klub: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi është një temë momenti mes lojtarëve shqiptarë....

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...