Një ministre e qeverisë franceze ka shkaktuar zemërim pasi pozoi për kopertinën e revistës erotike ‘Playboy’.
Ndryshe nga kopertinat e kaluara te modeleve te tjera ne Playboy, Marlène Schiappa, ministrja për ekonominë sociale, ishte e veshur plotësisht ne fotografi.
Por ky veprim ka shkaktuar zemërimin e kundërshtarëve të saj politikë, por dhe te kolegëve. Kryeministrja Elisabeth Borne i tha zonjës Schiappa se vendimi i saj “nuk ishte aspak i përshtatshëm, veçanërisht në periudhën aktuale.
Javët e fundit Franca ka parë një seri përleshjesh të dhunshme mes policisë dhe punëtorëve grevistë, të cilët janë të zemëruar me ndryshimet e planifikuara të pensioneve të presidentit Emmanuel Macron. Propozimet e tij do të rrisin moshën e pensionit me dy vjet në 64.
Fotot e ministers franceze shoqerohen me një intervistë për të drejtat e grave dhe abortin.
Të shtunën, zonja Schiappa mbrojti vendimin e saj për t’u shfaqur në revistë, duke shkruar në Twitter: “Mbrojtja e të drejtave së grave për të bërë atë që duan me trupin e tyre: kudo dhe gjatë gjithë kohës. Në Francë, gratë janë të lira. Nëse kjo i bezdis është hipokrizi apo jo”.
40 vjecarja Schiappa, është e ftuar rregullisht në emisionet televizive franceze. Ajo ka shkruar për sfidat e mëmësisë, shëndetin e grave dhe shtatzëninë.