Silvinjo e la jashtë listës për Europian, Sokol Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja: Faleminderit për gjithçka, erdhi fundi…

Date:

- Advertisement -

Sokol Cikalleshi nuk rezultoi në listën e Silvinjos për Euro24. Sulmuesi shqiptar ka zgjedhur që t’i jap fund aventurës së tij me Kombëtaren. Pavarësisht se luajti të gjitha ndeshjet kualifikuese në Europian si titullar, Cikalleshi nuk ishte mes të preferuarve për fazën finale që do të zhvillohet në Gjermani. Mes zhgënjimit të madh, Cikalleshi e ka pranuar se ka ardhur fundi i epokës së tij në Kombëtares.

Mes një konkurrencë të madhe për një vend në sulmin e Shqipërisë dhe mes lojtarëve të rinj, pasi ngeli jashtë listës, Cikalleshi ka reaguar në Instagram duke paralajmëruar mbylljen e aventurës së tij te Shqipëria.

“Fundi i një rrugëtimi! Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën. Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit.

Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përulur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoj, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua”, shkruan Sokol Cikalleshi në Instagram. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që...

”5 mijë euro ose të publikoj fotot”, arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për...

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me njërin sy”, Kristian Boçi tregon pasojat e aksidentit të rëndë

Biznesmeni Kristian Boçi, ka humbur shikimin në njërin sy,...

“Kam zgjedhur të jem BABA dhe jo BURRË”, mesazhi PREKËS dhe shumë domethënës i Gerti Bogdanit!

Ish-deputeti i PD –së Gerti Bogdani u nda nga...