Një foto e Egla Cenos jashtë shtëpisë së Big Brother, bëri bujë të madhe gjatë kohës që gara vazhdonte.
Egla u fotografua në atë kohë në zonën e Komunës së Parisit, e shoqëruar nga disa persona, por duket se tashmë ka marrë fund misteri.
Egla është takuar me psikologen dhe ka kryer testet e nevojshme. Ajo ka qëndruar më pas e izoluar për 48 orë në “Dhomën e Bardhë”, moment që i dha shumë famë.
Pjesë nga debati në studion e post-Big Brother Vip 3:
Ledioni: Egla ka qenë në takimin me psikologen për të bërë analizat. Që ka ndodhur ditën e dielë, dhe më pas ka ndenjur 48 orë vetëm.
Meritoni: Egla i kaloi disa teste psikologjike, ne jo.
Ledioni: Po por edhe ti e ke patur mundësinë e psikologut apo jo?
Meritoni: Po…
Egla: Mua më kanë çuar te zyra e psikologut të Big-ut dhe më kanë futur në “Dhomën e Bardhë”
Juli: Egla u skualifikua! Bëri bujë video e saj në Komunën e Parisit, se ne i kemi parë disa gjëra, dhe Egla rikthehet. T’a ka dhënë Big Brother-in ty ajo dhoma dhe thuaj faleminderit. Ti ke dalë dy herë e papreferuar. Jo majdanozi po ajo po kjo….