Do të vishet kuqezi pas EURO24! Kevin Zefi pritet të kalojë te kuqezinjtë, gati edhe Luis Hasa?

Date:

- Advertisement -

Me rezultatet që ka arritur Shqipëria në kohët e fundit dhe me ngritjen e madhe të saj në arenën e futbollit europian, janë gjithmonë e më të pakëta rastet kur marrim refuzime nga futbollistët. Madje, në saj të kualifikimit në Europian, janë disa lojtarë që po ndërrojnë Kombëtare dhe po rikthehen për t’u veshur kuqezi.

Një prej tyre duket se do të jetë edhe shkodrani Kevin Zefi. I lindur në Irlandë, nga dy prindër shkodranë që kanë emigruar në këtë vend, Zefi është konsideruar si një nga talentet më të mëdhenjt të Kombëtares së Irlandës.

Ai luan ende me të rinjtë e kësaj Kombëtare, ndërsa është rritur më tepër në akademinë e Interit, madje duke u stërvitur shpeshherë me Kristjan Asllanin, në ekipin e parë. Më pas Zefi ka bërë një tjetër kalim, duke shkuar tek të rinjtë e Romës. Sipas lajmeve të fundit, Kevin ka hapur derën për të qenë pjesë e Shqipërisë në të ardhmen.

Për momentin futbollisti është i dëmtuar dhe për këtë arsye nuk mund të luajë, as për Shqipërinë dhe as për Irlandën në qershor. Pavarësisht lajmeve se Zefi do të ishte pjesë e Shpresave të Bushit në listën e publikuar së fundmi, lojtari po kalon dëmtimin, por ka shumë shanse që të vishet kuqezi.

Ndërkohë Alban Bushi foli hapur sa i përket Brajan Grudës, Roko Vatës apo Luis Hasës. Ky i fundit ka shkëlqyer me të rinjtë e Italisë dhe është pjesë e të rinjëve të Juventusit, por ka vendosur një kusht, vjen te Shqipëria vetëm nëse e thërret Kombëtarja A.

“Brajan Gruden e kemi kontaktuar qysh vitin e kaluar. Po ashtu edhe Rocco Vaten e Luis Hasen i kemi kontaktuar. Të gjithë janë kontaktuar, nuk ka lojtarë shqiptarë që nuk është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Gjithsesi është zgjedhje personale pastaj, zgjedhje me zemër që secili e bën si të dojë. Ne është luks t’i kemi në ekip ato emra që thatë ju, por është zgjedhje e tyre personale. Nuk kam çfarë them për këtë.

Ka edhe nga ata futbollist (për Luis Hasën) qe presin ftese vetëm nga Kombëtarja A dhe kanë refuzuar ftesën tonë të U21. Kur bëhet fjalë për një talent shumë të madh e kuptoj që mund të shkosh në Kombëtare A direkt. Pastaj kur bëhet fjalë për një lojtar, le të themi shumë i mirë, ka potencial, duhet ta nis njëherë te U-21 dhe më pas të kalojë te Kombëtarja A”, tha Bushi. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...