Reali i Madridit është shpallur kampion i Champions League-s për herë të 15 në histori. Shpirti i garës i Dortmundit nuk mjaftoi, teksa spanjollët fituan me shifrat 2-0. Pjesa e parë foli në favor të verdhezinjve, të cilët goditën edhe shtyllën me anë të Fullkrygut.
Por Reali i Madridit tregoi në pjesën e dytë të lojës sa i peshon fanella. Në minutën e 73-të Dani Carvajal-i e dërgoi topin në rrjetën, duke i dhënë një rrjedhë tjetër lojës. Për të mbyllur historinë e takimit mendoi Viniciusi 10 minuta më vonë. Fullkrygu u kundërpërgjigj me një gol të shënuar me kokë, por anësori i ngrin festën për shkak të sinjalizimit të një pozicioni jashtë loje. Finalja përfundoi me shifrat 2-0 në favor të Realit të Madridit dhe kurora e Champions-it shkoi përsëri te mbretërit e Europës.