Artan Hoxha shpjegon mungesat e rëndësishme: “Cikalleshi, Uzuni dhe Bare kishin krijuar një grup që krijonte probleme në Kombëtare”

Date:

- Advertisement -

Hoxha shpjegon mungesat e rëndësishme: “Cikalleshi, Uzuni dhe Bare kishin krijuar një grup që krijonte probleme në Kombëtare”.

Artan Hoxha ka diskutuar listën paraprake të Silvinjos në studion e emisionit “Dueli Sportiv” në “RTV Dukagjini”. Gazetari shqiptar ka nxjerrë një tezë të re për mosgrumbullimin e Cikalleshit, Uzunit dhe Bares. Ai tha se këta lojtarë, së bashku me disa të tjerë, kanë krijuar një grup të tyrin që ka prishur harmoninë në skuadër. Për këtë arsye Silvinjo vendosi t’i linte jashtë.

“Nuk e kam plotësisht të konfirmuar, por edhe një element tjetër që e ka dëmtuar Cikalleshin, Baren dhe Uzunin është elementi që ata ishin një grup brenda skuadrës, që me 3-4 lojtarë të tjetrë krijonin edhe probleme. Trajneri e ka parë edhe këtë element. Ka dashur ta zgjidhë edhe në këtë fortë. Këta, duke qenë për një kohë të gjatë në Kombëtare, çdo lojtar i ri që vjen është i varur nëse do të pranojnë këta ta komportojnë apo jo. Pra, nëse në skuadër të krijohet një grup i tillë aty brenda që të saboton. Mbase nuk e bëjnë me vetëdije, sepse ata kanë një kohë të gjatë me njëri-tjetrin dhe e favorizojnë njëri-tjetrin.


Silvinjo i ka paraprirë kësaj gjëje. P.sh.: Keidi Bare është një lojtar i formaur te Altetiko e Madridit dhe luan me Espanjolin, pra është një lojtar shumë i mirë. Por aty brenda është shumë i rëndësishëm krijimi i atmosferës.Duke mos u future në formacion shumë ndeshje, kjo krijonte pakënaqësi. Lojtarët me njëri-tjetrin flasin dhe duke folur me njëri-tjetrin ata fillojnë e dëmtojnë atmosferën aty. Janë goditur lojtarë që kanë një kohë të gjatë në Kombëtare”, ka thënë Artan Hoxha.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Berat Gjimshiti është në lartësinë e duhur në Champions, merr notën më të lartë te Atalanta

Berat Gjimshiti vazhdon të tregojë nivel të lartë në...

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...