“Asllani i jashtëzakonshëm dhe Asani ka gjuajtje fantastike”, Sylvinho “zbërthehet” për UEFA-n: Euro 2024? I dimë aftësitë tona

Date:

- Advertisement -

të dyja këmbët. Ai është i aftë të luajë në të dyja krahët. Ai është teknik, i ri dhe po bën rrugën e tij.

Ai ka ende shumë për të mësuar, si çdo lojtar 21 apo 22-vjeçar. Është shumë i fortë, për nga teknika por edhe për nga personaliteti. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm.

Ne zgjodhëm Asanin në Korenë e Jugut. Ai është një lojtar me këmbë të majtë që luan në të djathtë dhe pret brenda, gjë që na pëlqen. Ai shënon gola të rëndësishëm, si ato kundër Polonisë dhe Moldavisë. Një lojtar me cilësi të madhe, me një gjuajtje të fuqishme nga distanca. Ai po jep maksimumin në kombëtare.

Kampionatit Europian “Gjermani 2024”? Për të qenë i sinqertë është e mrekullueshme. Të gjithë kemi bërë një punë të shkëlqyer. Përveç Pablos dhe Dorivës, ka shumë staf dhe njerëz nga federata që punojnë shumë.

Të gjitha këto i bëjmë bashkë. Bëmë diçka të jashtëzakonshme: arritëm në EURO. Ndjesitë që mbizotërojnë janë entuziazmi dhe lumturia. Kemi arritur deri këtu, i dimë aftësitë tona, po përmirësohemi.

Do të jetë një sfidë e vërtetë. Çfarëdo që të ndodhë, ne do të punojmë shumë. Ndeshjet do të jenë fantastike, por të vështira dhe nëse arrijmë të mposhtim kundërshtarët tanë, do të dëshirojmë të vazhdojmë në atë rrugë. Po bëjmë mirë, por nëse mund të bëjmë një hap përpara do të jetë edhe më mirë” – tha trajneri Silvinjo për UEFA-n.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Zoti i kësaj studioje jam unë, jo ti”, Fevziu nxehet keq me Alizotin: Ti do më tregosh mua si ta bëj emisionin!

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu është nxehur keq...

“Kush do t’i mbledhë ullinjtë tanë?”/ Habit Mitsotakis me deklaratën për emigrantë shqiptarë

Ardhja e emigrantëve të parë italianë në Shqipëri, si...

Pastronin paratë e klanit “Çopja”, arrestohet në Romë një prej vëllezërve Merkaj

Klajdi Merkaj, në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes...