A është ky plani sekret i Silvinjos? Italia do të studiojë Armando Brojën dhe Rei Manajn, Shqipëria mund të befasojë me Mirlind Dakun

Date:

- Advertisement -

Me siguri Silvinjo ka “një plan djallëzor” kundër Italisë dhe “AS-I” nën mëngë i tij quhet Mirlind Daku. A iu bëri çudi që Daku nuk luajti kurrë në këto dy takime miqësore? Kjo ndodhi pasi Silvinjo nuk donte t’i jepte një pikë reference Italisë dhe nuk donte të kuptohet plani i tij nga Axurrët. Në këtë moment italianët do të studiojnë lojën e Brojës dhe të Manajt, por ka shumë gjasa që Shqipëria ta nis me Dakun titullar.

Kjo pasi Daku është një “kafshë fizike” dhe ka nuhatjen e madhe të golit që e ka shfaqur në Rusi, një kampionat me më shumë kredite dhe vështirësi sesa ai në Turqi. Është e sigurt që Daku vjen në rëndësi përpara Manajt, por mbetet ende të shihet nëse Daku do ta nis si titullar dhe më pas do të aktivizohet Broja, apo do të jetë ky i fundit që do të hidhet titullar dhe më pas do të aktivizohet Daku. Megjithatë e vetmja gjë që dimë tanimë, është që Broja dhe Daku do të kenë të njëjtën peshë të madhe. Silvinjo mbajti një kartë nën mëngë, pa ia treguar kolegut të tij, a do ta arrijë që ta befasojë me Mirlind Dakun? Të shohim se ç’po thur trajneri ynë…

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Leverkuseni shkëlqen edhe në Champions League, frikëson Milanin me 4 gola

Bajer Leverkuseni ka luajtur sot ndeshjen e parë në...

“I kemi mbijetuar shumë kurtheve…”/ Kush janë armiqtë e Mozzik dhe Getinjos?

Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo,...

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...