“Shqipëria e 2024-s shumë më e fortë se ajo e vitit 2016”, Curri i sinqertë: Në kohën time vinin në Kombëtare edhe lojtarë pa ekip

Date:

- Advertisement -

Debatik Curri ka krahasuar ekipet kombëtare shqiptare që siguruan biletën për në europian. Në një intervistë për “Gazeta Blic”in, ish-lojtari kuqezi ka thënë se Kombëtarja e vitit 2024 është shumë herë më e fortë se ajo vitit 2016, në të cilën ishte edhe pjesë e saj. Curri e mbështet idenë e tij në faktin se lojtarët e tanishëm luajnë për klube të mëdha, ndërsa në periudhnën e tij në ekipin kombëtar mbërrrinin edhe lojtarë pa ekip.

“Mendoj që kjo e 2024-s. Një ndër arsyet është që ndeshjet dhe kundërshtarët nuk i kemi pasur të lehta, por kemi marrë fitore bindëse ndaj Çekisë dhe Polonisë. Futbollistë që janë aktivizuar luajnë në skuadra shumë të rëndësishme. Për shembull Armando Broja me Çelsin, Asllani te Interi, Ramadani te Leçe, Gjimshiti te Atalanta kampione Europe, Kumbulla te Roma, Hysaj ka qenë te Lacio. Të gjithë futbollistët po luajnë në nivel të lartë. Në kohën kur kemi qenë ne ka pasur edhe futbollistë që kanë adhur pa ekip. Mendoj që kjo Kombëtare është shumë më e fortë”, ka thënë Debatik Curri./Halit Delibashi-Sport Ekspre/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...