Spanja dhe Italia kanë marrë vëmendjen kryesore në opinionin sportiv shqiptar, por Kroacia po tregon se është ajo kundërshtari për t’u pasur frikë në grupin B. Kombëtarja ballkanase po kalon një formë mjaft të mirë në prag të EURO 2024-s. Pasi fitores 3-0 ndaj Maqedonisë së Veriut pak ditë më parë, kroatët kanë mposhtur edhe Portugalinë.
Kroacia ka fituar me shifrat 1-2 miqësoren e sotme ndaj luzitanëve. Ndeshja u zhbllokua herët. Ishte Luka Modriçi ai që shënoi golin e parë të takimit, teksa në minutën e 8 u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Portugalia u kundërpërgjigj në minutën e 48. Goli i Zhotës krijoi përshtypjen se ishte pikënisja për përmbysjen e rezultatit, por kjo ide u shua shumë shpejt. Vetëm 8 minuta më vonë Budimiri e dërgoi topin me kokë në rrjetë dhe fiksoi shifrat përfundimtare në 1-2 për Kroacinë.