Shqipëria me “sytë” nga Empoli, Italia luan testin e fundit përballë ballkanasve

Date:

- Advertisement -

Kombëtarja shqiptare do të jetë ditën e sotme me sytë nga Empoli. Aty ku në stadiumin “Stadio Carlo Castellani”, përfaqësuesja e Italisë do të luajë përballë ballkanasve të Bosnjën dhe Hercegovinës.

Pas barazimit me Turqinë, ky do të jetë testi i fundit për “azurrët” para fillimit të Euro 2024, aty ku si fillim do të ndeshen me Shqipërinë më 15 qershor në “Signal Iduna Park” të Dortmundit duke nisur nga ora 21:00.

Por kjo nuk do të jetë miqësorja e vetme mbrëmjen e sotme, pasi do të luhen edhe 3 sfida të tjera mjaft interesante.

Mali i Zi do të përballet me Gjeorgjinë, sfidë e cila nis në orën 20:45. Në po të njëjtën orë Slovakia do të luajë kundër Uellsit. Ndërsa në orën 21:15, Franca do të përballet me përfaqësuesen e Kanadasë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...