Kombëtarja shqiptare u eliminua nga Euro 2024. Humbja me Spanjën me rezultatin 1-0 i dha fund “ëndrrës” për të kaluar grupin. Kuqezinjtë në 3 ndeshjet që sfiduan Italinë, Kroacinë dhe Spanjën ia dolën të sigurojnë vetëm 1 pikë ndaj kroatëve.
Por pavarësisht kësaj, paraqitja e ekipit ka dhënë shumë shpresat për një të ardhme të ndritur. Me skualifikimin nga Euro 2024 ka marrë fund edhe kontrata e Sylvinhos me Kombëtaren. Braziliani ka 1 vit e gjysmë në krye të kuqezinjve.
Gjatë kësaj periudhe zhvilloi 16 ndeshje, ku ia doli të merrte 7 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. 50-vjeçari zuri vendin e parë në kualifikuese, teksa na çoi për herë të dytë në një Europian.
Tashmë një nga ndeshjet me të rëndësishme do të luhet në zyrët e FSHF-së. Armand Duka dhe Sylvinho pritet të takohen mes tyre dhe të diksutojmë për të ardhmen e brazilianit. Kreu i FSHF-së herë pas herë nëpër intevista ka deklaruar se mes palëve me shumë gjasa do të vazhdojë bashkëpunimin, ndërsa nga krahu tjetër një “sms” për rinovimin e dërgoi edhe Sylvinho mbrëmë në deklaratën e tij pas humbjes me Spanjën.
Braziliani theksoi se dëshiron të jetë në krye të Kombëtares edhe për 10-të vitet e ardhshme. Një sinjal i fortë që kërkon të vazhdojë të jetë te kjo skuadër për të vazhduar projektin e nisur prej tij. Gjithsesi mbetet të presim në ditët në vazhdim për të mësuar se çfarë do të ndodhë me Sylvinhon.