Anglia heq pengun e madh të Shqipërisë në këtë EURO24

Date:

- Advertisement -

Dy lajme të mira kanë mbërritur për shqiptarët në mbrëmjen e djeshme, pas atij eliminimi që ne kemi marrë nga Spanja. Një shije e hidhur që kërkon shumë kohë për t’u hequr, por nga ana tjetër, nga mbrëmja e djeshme mund të jemi disi më të qetë.

Pikësëpari Serbia është eliminuar dhe nuk do të jetë më pjesë e EURO24. Kështu do të pritet çdo mundësi e tyre për të bërë thirrje kundër shqiptarëve në vazhdimësi të këtij turneu. Nga krahu tjetër, Anglia ka barazuar me Slloveninë në shifrat 0-0. Pas këtij rezultati, Sllovenia ka kaluar më tej në vendin e 3 me 3 pikë të grumbulluara.

Ishte pikërisht ky grupi ku Shqipëria kishte shpresë të mëdha për ta kaluar nëse do të merrte barazimin ndaj Spanjës, me dy pikë. Pra nëse Shqipëria do të kishte marrë një barazim kundër Spanjës, sot me rezultatin e Angli-Slloveni, të përfunduar 0-0, Shqipëria do të ishte skualifikuar zyrtarisht nga Europiani i Gjermanisë.

Ky në fakt ishte edhe pengu më i madh i shqiptarëve që sikur të mos i mjaftonte ajo humbje ndaj Spanjës, në minutën e 98 mësuan se Italia kishte barazuar ndaj Kroacisë dhe me një gol të shënuar, nëse do të kishim tundur rrjetën e Spanjës me gjithë mundësitë që na u krijuan, do të kishim arritur në vendin e tretë. Por për fat, me historinë sesi shkoi grupi C, sërish nuk do të na bënte punë dhe do ta kishim mbyllur rrugëtimin tonë. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Dy pica dalin nga dhoma e zhveshjes së Francës, Griezman shkon t’ia jap familjes së tij

Kombëtarja e Francës u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit...

SKANDALI tek Ekonomiku në Tiranë, si shefi i departamentit rrahu PEDAGOGEN në fakultet!

Detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Fakultetin...

FIER/ Xhimi 23 vjeç që e vrau me thikë ish-burri i të dashurës

Ky është Xhimi Baka, 23 vjeç, i cili gjeti...