Përpara fjalës në lidhje me interpelancën për surrogacinë, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, foli në lidhje me megaskandalin tek “Onkologjiku”.
Mes zhurmës së deputetëve të opozitës, ajo u shpreh se për të sanksionuar me ligj të gjithë mjekët që abuzojnë me detyrën, do të përballen me sanksione.
Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi justifikohet: Unë bëj vetëm detyrën!
Ajo shtoi se në raste të sjellëve amorale do të merret masa e ndalimit të ushtrimit të detyrës.
Ndërkohë kreu i grupit të PD Gazment Bardhi i ka kërkuar ministres të japë dorëheqjen.
“Padiskutim abuzimi i rëndë m detyrën i një grupi farmacistësh, dhe staf mjekësor që kanë luajtur me njerëzit dhe shëndetin e tyre, kjo vetëm një përgjigje; ndëshkim ligjor, administrativ dhe moral. Për çdo njeri nga ata që kanë nisur hetim, do të mbajnë mbi shpinë moralin e turpin. Për të sanksionuar me ligj ata mjekë, s’mund t’i quaj më as profesionist, që e trajtojnë jetën njerëzore si mall të shumicës, do të përballen me masa që do t’i bëjmë të ditura. Do t’u hiqet e drejta e profesionit në rast se do të bëjnë sjellje amorale nëse cënojnë profesionin e tyre.”, tha ajo.
Jep dorëheqje ( I drejtohet Bardhi)
Koçiu: Kam dëgjuar gjithçka këto ditë. Po rrëzohet çdo investim dhe çdo punë që është bërë në shëndetësi.
Nikolla: Ju paralajmëroj zoti Bardhi, do t’ju përjashtoj nga salla.